
Gazetarja Esiona Konomi është përfshirë në një debat me demokratët Tomorr Alizoti dhe Luçiano Boçi këtë të martë në emisionin Top Story në Top Channel.
Gazetarja Esiona Konomi u ka kërkuar përfaqësuesve të PD se përse janë në listë të PD Elvis Roshi, Gjin Gjon dhe ish prokurori Arjan Ndoja.
Gjatë debatit, Alizoti tha se po t’i kishte PD bandat, do të fitonte zgjedhjet.
Boçi: Keni fakte për Gjin Gjonin?
Konomi: Iu bë atentat duke luftuar kriminelët duke udhëtuar me një pastor?
Boçi: Edhe mua mund të më ndodhë, pse s’shqetësohesh për Ramën që i ka dhënë autoritet këtyre grupeve, i ka fuqizuar grupet kriminale, ti të përmendësh dy persona që janë konform ligjit.
Konomi: Ju e bëtë dekriminalizmin me njerëz si ai.
Boçi: Edi Rama përmend krimin hapur dhe ju s’tregoni dhe ju thoni pse një ish prokuror është në listë.
Konomi: A po i përdorni ju bandat?
Alizoti: Po t’i kishim ne do kishim fitu, mos e bëj naiven.
Top Channel