25 vjetori i sulmeve të 11 shtatorit/ Ambasada amerikane në Tiranë nderon 2,977 viktimat: Nuk do ta harrojmë kurrë Një efektiv policie jashtë shërbimit ka njoftuar sallën se po konfliktohet me disa persona.
Aktualisht ndodhet në komisariatin e Kukësit që po bën kallëzimin.
Fillimisht kallëzimin efektivi i rrugores, i cili ka qenë jashtë shërbimit në momentin që pretendon se është konfliktuar me disa persona në rrugë, e ka bërë në Prokurorin e Kukësit.
Mësohet se polici i dhunuar është efektivi i rrugores Q.D., 25 vjeç.
“Rreth orës 17:00, Inspektor Q.D, punonjësi i Policisë Rrugore në DVP Kukës, ka njoftuar se në rrugën për në fshatin Pobreg, është konfliktuar fizikisht me disa persona për shkak të detyrës. Punonjësi i Policisë aktualisht është duke dhënë kallëzim pranë Oficerit të Policisë Gjyqësore të Prokurorisë. Nga veprimet e para është identifikuar njëri prej personave që punonjësi i Policisë ka debatuar për shkak të detyrës ditë më parë”, njofton policia.
Top Channel