Ekskluzivisht në emisionin “Top Story” është publikuar sondazhi i tretë i realizuar nga kompania e njohur amerikane “McLaughlin and Associates”, e cila vjen për herë të parë në Shqipëri nga Top Channel.

Në sondazh është matur perceptimi publik për liderin e opozitës Sali Berisha.

Sipas rezultateve 36.6% e qytetarëve shprehen se e pëlqejnë Berishën,  nga të cilët 20.6% e pëlqejnë shumë dhe 16% disi.

Nga ana tjetër, 59.5% thonë se nuk e pëlqejn, me 16.2% që nuk e pëlqejnë shumë dhe 43.3% që e cilësojnë “aspak të pëlqyer”.

3.5% e të anketuarve nuk kanë një mendim, ndërsa 0.2% e konsiderojnë atë të panjohur.

Për sondazhin e tretë janë intervistuar 1200 qytetarë nga periudha 26 prill në 3 maj.

Në krahasim me sondazhin e dytë pëlqyeshmëria për Berishën është ulur me 0.9%

Sondazhi i dytë:

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta