
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se Rusia nuk ka dëgjuar asgjë nga Ukraina që të sugjerojë se është gati të respektojë armëpushimin 3-ditor që presidenti rus, Vladimir Putin shpalli për këtë javë.
Armëpushimi do të zgjasë nga 8 deri në 10 maj, duke mbuluar festimet e Ditës së Fitores në Moskë më 9 maj.
Peskov tha se Moska ende planifikon të zbatojë armëpushimin, por do të përgjigjet nëse Ukraina përpiqet të godasë pozicionet ruse.
Peskov gjithashtu iu përgjigj pretendimit të presidentit amerikan, Donald Trump se çmimet e naftës do të ndihmojnë në “zgjidhjen” e luftës.
Ndërsa çmimet e naftës luajnë një rol vendimtar në buxhetin e Rusisë dhe në ekonominë në përgjithësi, ai tha se interesat kombëtare ruse kanë përparësi mbi të gjitha.
Megjithatë, Rusia po monitoron nga afër tregun global të naftës dhe ka bashkëpunuar prej kohësh brenda kornizës së OPEC+ për të mbajtur çmimet në një nivel optimal, shtoi ai.
Top Channel