
Nga Fieri, kryetari i PSD Tom Doshi i kërkoi qytetarëve që të votojnë të lirë dhe pa frikën e presioneve…
“Punoni edhe këtë javë që ka mbetur sepse pas datës 11 nuk kanë mundësi për t’ju persekutuar më sepse do të jenë fierakët që do t’i japin përgjigje. Unë nuk e kuptoj që ju doni të votoni për mua dhe t’ju bëjnë presion për të mos më votuar, nuk ndodh në asnjë vend të botës kjo.
Shqipëria në 2025 që kërkon të futet në Europë dhe në të njëjtën kohë duan që t’ju heqin të drejtën e lirisë. Liria është vota dhe këta mendojnë se mund t’i marrin me presion. Nuk jemi kundër PS, jemi në garë dhe jemi kundër keqmenaxhimit dhe korrupsionit. Të mundohen sa të duan, të blejnë vota, të bëjnë presione, të heqin prej punë, nuk ka më”, shprehet kreu i PSD.
I bindur, kreu i PSD Doshi deklaroi se pas 11 majit nuk do të ketë qeveri, pa social demokratët
“Në qarkun Fier në 2023 kemi marrë 9 mijë vota. Unë kam ardhur vetëm sot këtu, nuk kam sjellë autobusë me vete. Ne do të jemi një forcë që pas 12 majit pa ne nuk ka mazhorancë. Mua nuk më ikën elektorati sepse janë besnik. Nuk thotë kush mos e votoni PD por mos votoni PSD sepse faktikisht ne marrim vota majtas, djathtas, ata që janë elektorati gri, gjithë po vijnë tek unë sepse kanë besim”, thotë Tom Doshi.
Shqiptarët duhet ta votojnë PSD-në u shpreh Doshi sepse ka një program që mbështet shtresat në nevojë.
Top Channel