
Demokrati Luçiano Boçi ishte i ftuar në Top Story në Top Channel, ku foli për garën elektorale për zgjedhjet e 11 majit.
Ai u ndal te lëvizja politike e tij, i cili nga Elbasani u ‘transferua’ në Shkodër. Boçi tha se lëvizja e tij është metodikë politike, dhe se nuk është praktikuar vetëm nga PD.
“Unë jam dërguar si i deleguari politik në një qark ku vëmendja e PD është e shtuar për shkak të vokacionit që ka Shkodra. Çështja e efiçensës, veprimtarisë sime politike, në Shkodër apo Elbasan ka vlerë relative, jo absolute, varet nga puna, si performojnë kandidatët, si është terreni. Nuk shoh që është çudi. Është metodikë politike. Nuk e ka praktikuar vetëm PD. Ka lëvizje sepse ruhen ekuilibrat. Luan një rol amortizues.”, u shpreh demokrati.
Sakaq u ndal te zgjedhjet lokale të 2023, ku tha se Shkodra u rrëmbye, u pushtua.
“Sondazhet më raport me Shkodrën kanë qenë favor të PD në 2023. Nuk parti parashikime kaq të forta që do fitojë PS në Shkodër. Të sqarojmë thënien ‘kalaja ra’, kalaja nuk ra, u pushtua. U mor siç pushtonin turqit.
Situata sot është zgjedhore, ajo çfarë them unë është alarm sepse po ndodh prapë. Të gjithë e dinë, dhe bëjnë sikur se dinë, që këto kala nuk merren si shkak e një beteje të nderë”, tha ai.
Top Channel