Ekskluzive/ I ekstraduar pas 30 vitesh, Top Channel zbardh dosjen e Sokol Hoxhës: Si sherri për një kasetofon solli vrasjen e dy vëllezërve në Patos Mbërrijnë në qarkun e Korçës materialet zgjedhore, nën masa të rrepta sigurie, shoqëruar nga mjetet e ushtrisë dhe forcat e policisë.
Materialet zgjedhore po shpërndahen në të gjitha KZAZ e qarkut të Korçës.
Kujtojmë që në qark ka 7 KZAZ, 2 bashkia e Korçës dhe 5 të tjera të shpërndara në bashkitë e qarkut.
Pas mbërritjes së materialeve zgjedhore, policia do të qëndrojë në gatishmëri të plotë për ruajtjen e tyre në oraret e përcaktuara nga autoritetet deri në momentin e shpërndarjes në qendrat e votimit.
Aktualisht procesi ka nisur pa problematika teksa komisionet zonale të administrimit të zgjedhjeve po administrojnë kutitë e votimit së bashku me fletët e votimit, vulat kamerat e qendrave te votimit dhe pajisjet PEI.
Shpërndarja e tyre në qendrat e votimit pritet të kryhet ditën e shtunë një ditë para zgjedhjeve parlamentare.
Top Channel