Lufta Ukrainë-Rusi, Moska dhe Kievi shkëmbejnë 205 të burgosur lufte

06/05/2025 15:24

205 të burgosur lufte janë shkëmbyer sot nga Rusia dhe Ukraina, sipas Moskës.

Ministria e Mbrojtjes së Kremlinit tha se Emiratet e Bashkuara Arabe ndihmuan në ndërmjetësimin e shkëmbimit, me të burgosurit rusë që tani ndodhen në Bjellorusi për mbështetje mjekësore dhe psikologjike.

“Më 6 maj, si rezultat i procesit të negociatave, 205 ushtarakë rusë u kthyen nga territori i kontrolluar nga regjimi i Kievit”, tha Ministria e Mbrojtjes së Rusisë në një postim në aplikacionin Telegram.

“Në këmbim, 205 të burgosur lufte të Forcave të Armatosura të Ukrainës u transferuan drejt vendit të tyre”, shkruhej në postim

Volodymyr Zelenskyy, konfirmoi gjithashtu se 205 të burgosur lufte po kthehen në Ukrainë.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta