
Pak ditë para zgjedhjeve dhe në limitet e dorëzimit të fletëve të votimit nga diaspora, kryekomisioneri i KQZ Ilirian Celibashi tha se në Gjermani humbën 40 mijë vota.
“Nuk vihet në dyshim integriteti i votimit nga jashtë. Është një proces që nuk është realizuar në mënyrë perfekte, jo për shkaqe që lidhen me KQZ, por është një proces i realizuar shumë mirë. Kjo, gjykuar nga numrat. Nga ato çfarë vijnë këtu te ne nëpërmjet partive dhe votuesve asesi ky proces nuk mund të vihet në diskutim. Para disa ditësh po lexoja për procesin e votimit nga jashtë në Gjermani dhe atje diskutohej për humbjen e 40 mijë votave.
Në Austri nuk u konsideruan votat nga jashtë pasi zarfet ishin të hapur. Respektoj mendimin dhe opinionin e gjithkujt në lidhje me këtë çështje. Ky proces meriton të vlerësohet i arrirë dhe e ka përmbushur qëllimin e tij.
Në fund të fundit janë 144 mijë votues që e kanë sjellë fletën e votimit, numrat tregojnë që sistemi ka funksionuar. Po flasim për një sistem që është përgatitur në një kohë shumë të shkurtër.
Top Channel