Alarm për transportin detar ndërkombëtar, rrugët kryesore detare po kthehen në zona me rrezik të lartë gjeopolitik Kryeministri sllovak Robert Fico thotë se ka marrë kërcënime ‘si ndëshkim’ në lidhje me vendimin e tij për të marrë pjesë në festimet e 9 majit në Moskë, që shënojnë 80-vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.
Gjatë vizitës së tij në Memorialin Qendror për të Rënët e Ushtrisë së Kuqe në qytetin sllovak Michalovce, Fico mbrojti qëndrimin e tij, duke vënë në dukje se pjesëmarrja e tij në festimet ruse nuk është e lidhur me zhvillimet aktuale ndërkombëtare.
“Më kërcënojnë me ndëshkim nëse vendos të marr pjesë në festimet në Moskë më 9 maj. Çfarë mund të kenë të përbashkët ngjarjet që shënojnë 80-vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore në vendin që e vuajti më shumë atë, me atë që po ndodh sot?” tha ai.
Kryeministri sllovak e përshkroi praninë e tij në kryeqytetin rus si një akt rezistence kundër “rishfaqjes së një Perdeje të re të Hekurt” midis Evropës dhe Rusisë, duke ngritur çështjen e ndarjes që, siç pretendon ai, po e kërkojnë qarqe të caktuara politike në Perëndim.
Top Channel