Vijon maratona e seancave për konstituimin e Kuvendin të Kosovës! Dështon për herë të njëmbëdhjetë
05/05/2025 11:19
Ndërpritet seanca konstituive, duke dështuar për herë të njëmbëdhjetë. Seanca e radhës do të mbahet të mërkurën.
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ka ndërprerë seancës pasi ka dështuar të votohet komisioni për votimin e fshehtë.
Dehari përsëri ka ftuar të propozojmë anëtarin për komision përfaqësuesit e partive PDK, LDK, AAK-NISMA dhe Listën Serbe, por të njëjtët kanë refuzuar.
LVV ka ftuar përsëri LDK-në për bashkëpunim Hekuran Murati i Lëvizjes Vetëvendosje e ka konfirmuar se ftesa e nisur nga Albin Kurti në drejtim të Lidhjes Demokratike të Kosovës është për bashkëpunim mes dy partive.
Top Channel