
Ekskluzivisht në emisionin “Top Story” është publikuar sondazhi i tretë i realizuar nga kompania e njohur amerikane “McLaughlin and Associates”, e cila vjen për herë të parë në Shqipëri nga Top Channel.
Sondazhi i tretë tregon sërish Partinë Socialiste forcë të parë politike nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin sot.
Sipas të dhënave, 49.4% e qytetarëve do të votonin për PS, ndërsa 34.9% për Partinë Demokratike.
Ndërkohë, partitë e tjera politike marrin një përqindje më të ulët të mbështetjes.
Lëvizja “Mundësia” vlerësohet me 5.3%, Nisma Shqipëria Bëhet me 3.3%, ndërsa PSD merr 3.1%. Lëvizja Bashkë dhe Koalicioni Euroatlantik marrin përkatësisht 0.9% dhe 0.5%, ndërsa partitë e tjera përmblidhen në 0.4%.
Për t’u theksuar është edhe përqindja e qytetarëve që shprehen të pavendosur ose refuzojnë të përgjigjen, e cila është 2.3%.
Për sondazhin e tretë janë intervistuar 1200 qytetarë nga periudha 26 prill në 3 maj.
Në krahasim me sondazhin e dytë, mbështetja për PS është rritur me 0.5, edhe për PD është rritur me 0.5.
Top Channel