Fëmija 4-vjeçar rrëzohet nga shkallët e kopshtit në Korçë, transportohet në spital
05/05/2025 12:45
Një fëmijë 4 vjeçar është rrëzuar në ambientet e kopshtit.
Mësohet se 4 vjeçari është dërguar në spitalin e Korçës, pasi është rrëzuar në shkallët e kopshtit nr 11 të qytetit.
Burime nga spitali bëjnë me dije se fëmija është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa po merr mjekim në spital, raporton korrespondentja e Top Channel Dhorjeola Çule.
Policia po bën zbardhjen e rrethanave.
Top Channel