“E vërteta vonon, por nuk harron”/ Berisha në SPAK për masën detyrim paraqitje: U përpoqën të fshihnin…

05/05/2025 09:43

Teksa ishte në SPAK për të zbatuar masën ‘detyrim paraqitje’, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u pyet nga gazetarët se çfarë pret nga gjykata për kërkesën e prokurorisë.

-Sot gjykata do të dalë në shqyrtim edhe për kërkesën e prokurorisë për çështjen tuaj. Çfarë prisni nga gjykata? A do e dorëzoni këtë provë të re.

Avokati Genc Gjokutaj: Kjo nuk është provë e re. Kjo është provë e vjetër që ju e quani të re sot. Kjo është prova që gjyqtarja ka falsifikuar edhe formularin e dekriminalizimit, duke thënë se nuk jam e dënuar nga gjykatat e huaja dhe shqiptare. Pra dënimi grek, pasjell si pasojë dënimin dhe këtu marrim përgjegjësi penale për falsifikimin e formularit të kriminalizimit, sepse ka thënë që nuk jam dënuar. Ndërkohë që vendimi provon të kundërtën.

Sali Berisha: Besoj se çfarë shërben këtu, shërben dhe tjetra që e vërteta vonon, por nuk harron. U përpoqën ta fshehin këtë të vërtetë për të mbrojtur nderin e drejtësisë Sorosiane, por morën turpin. Do marrin turpin, për çdo fshehje që do i bëjnë krimit.

Top Channel