Vëllai u arrestua pas konfliktit me shoferin, pendohet deputeti i PD-së: Duhet të isha më i matur, por…

04/05/2025 14:47

Deputeti i Partisë Demokratike, Bledion Nallbati, pranon se ka vepruar në gjaknxehtësi dhe pa maturi gjatë incidentit të mbrëmshëm, ku së bashku me vëllanë, u konfliktua me një shofer kamioni.

Duke pranuar se reagimi i tij dhe i vëllait, Alti Nallbatit, nuk ishte i duhuri, deputeti tregoi në deklaratën për mediat se një gropë në rrugë “e pariparuar nga pushteti” u bë shkak për një aksident të mundshëm. Vëllai ngadalësoi shpejtësinë, por shoferi i kamionir nuk veproi njësoj, sipas demokratit. Madje, ai pretendon se drejtuesi i mjetit të tonazhit të rëndë i ka ofenduar.

“Ditën e djeshme rreth orës 21:00, ka ndodhur incident që më ka përfshirë mua, vëllain tim dhe një mjeti të tonazhit të rëndë. Pranoj me përgjegjësi të plotë që duhet të qëndroja me maturi, mbi këto lloj provokime, megjithatë jam njeri para se të jem politikan. Dënojmë çdo lloj forme dhune verbale e fizike, pavarësisht se na përfshiu incidenti pa dëshirën tonë. E vërteta transformohet si i volet interesit publik të momentit. Keni parë video të pjesshme, jo të plotë. S’është e vërtetë që unë apo vëllai i kemi prerë rrugën kamionit. Po udhëtonim nga Kapshtica në qytet, në rrethrrotullim është hapur një gropë që këta pushtetarë që keqinformojnë ngjarjen, nuk e riparojnë. Mjeti im uli shpejtësinë, ndërsa kamioni ishte mbrapa me shpejtësi dhe mund të pësonim aksident. Në këto kushte kemi ndaluar dhe ka dalë vëllai im që ishte shofer e pas tij unë. Kam tentuar shumë herë ta shmang këtë konflikt edhe pse isha në emocionet e asaj përplasje të mundshme të rrezikshme. Edhe shoferi padiskutim ka patur një reagim jo të duhur, duke më sharë mua e vëllanë tim. Emocioni prevalon ndonjëherë mbi arsyen, por jam njeri. Nuk i përkas racës së njerëzve si Niko Peleshi e të tjerë që janë marrë me këtë çështje. Këta nuk cenohen në dinjitetin e vet e të familjes, mjafton karrigia e pushtetit që të vjedhin paratë e qytetarëve”.

Nallbati fton Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion të marrë të gjitha pamjet filmike për të hetuar rastin.

“Telefonuam policinë e komisariatit për të sqaruar një ngjarje që mund të kishte patur pasoja, por edhe për konfliktin. Policia në vend ta qartësonte situatën, edhe pse vëllai im dhe shoferi u shoqëruan, deklaruan që ishte konflikt i momentit, keqkuptim, firmosën deklaratat që s’kishin asnjë problem me njëri tjetrin. Niko Peleshi ka komunikuar me drejtuesit e policisë të qarkut të Korçës. Për çfarë komunikoi Peleshi me drejtorin e Policisë? Cila ishte arsyeja që kjo ngjarje u transferua me dhunë në komisariatin e Korçës e me prezencën e vetë drejtorit të policisë u ngrit një akuzë e falsifikuar. Në pamjet filmike, edhe pse mjetet ndaluan, vepra penale është kur largohesh nga vendi ngjarjes… si mund të largohej mjeti kur ishte një aksident i mundshëm, dhe ne telefonuam policinë. Mjetet e tjera vazhdonin të kalonin. Të trija akuzat nuk qëndrojnë”.

Deputeti i PD-së pretendon se drejtori i Policisë ka pezulluar shefin e komisariatit dhe shefin e krimeve për këtë rast.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta