Përleshja fizike e kandidatit të PD-së në Korçë me shoferin e kamionit, arrestohet vëllai i Bledion Nallbatit

04/05/2025 09:49

Kandidati në listën e sigurt të Partisë Demokratike, Bledion Nallbati., dhe vëllai i tij Alti Nallbati, u përfshinë në një konflikt për motive të dobëta me një shofer kamioni mbrëmjen e kaluar.

Nga deklarimet e dhëna në prokurori, mësohet se deputeti, së bashku me vëllanë janë shprehur se kamioni ka qenë me shpejtësi dhe mund t’i kishte goditur nga mbrapa.

Pas kësaj, ka ardhur dhe reagimi i policisë së Korçës, ku shkruhet gjatë këqyrjes së pamjeve filmike dhe kryerjes se veprimeve të tjera hetimore, rezultoi rreth orës 21:15, në  afërsi  të rrethrrotullimit të Mirasit në qytetin e Bilishtit  Alti Nallbati ka ndaluar automjetin  me të cilin lëvizte bashkë me vëllanë e tij, Bledion Nallbatin, duke penguar qarkullimin e automjeteve që lëviznin në këtë aks rrugor, njofton policia.

Alti Nallbati ka dalë nga automjeti dhe ka debatuar verbalisht me  një drejtues kamioni, dhe më pas ka tentuar ta zbresë me forcë nga kamioni shtetasin S.D, dhe ka tentuar ta qëllojë me grushte si dhe ta ofendojë duke kryer veprime të pa hijshme në publik. Në këtë konflikt është përfshirë  edhe vëllai i  tij, ku fillimisht ka tentuar të qetësojë situatën por më pas, bazuar në pamjet filmike ka tentuar të zbresë me forcë  nga kamioni shtetasin S.D, thekson policia.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta