
Në një intervistë të gjerë që u transmetua sot në emisionin “Meet the Press” të NBC-së, Presidenti Donald Trump përmendi pasardhës të mundshëm, diskutoi marrjen e Groenlandës me forcë ushtarake.
Më tej ai tha se nuk e di nëse është i detyruar t’i nënshtrohet Kushtetutës së SHBA-së dhe ndau fajin dhe meritat për gjendjen e ekonomisë amerikane.
• Deportimet dhe Kushtetuta: Trump tha se nuk e di nëse duhet të mbështesë të drejtat kushtetuese për një proces të rregullt ligjor, ndërsa zbaton masat e tij të gjera kundër imigracionit, megjithëse tha se do t’u përmbahet vendimeve të Gjykatës së Lartë.
I pyetur drejtpërdrejt nëse është detyra e tij si president të mbështesë Kushtetutën, Trump tha: “Nuk e di.
• Aneksimi i Groenlandës: Trump nuk do ta përjashtonte përdorimin e forcës ushtarake për të marrë Groenlandën, duke këmbëngulur përsëri se ishulli i pasur me burime është i nevojshëm për qëllime të sigurisë kombëtare.
• Pasardhës të mundshëm: Presidenti tha se “nuk po e shqyrton” kandidimin për një mandat të tretë të ndaluar me kushtetutë , pavarësisht deklaratave të tij të fundit dhe shitjes së kapelave “Trump 2028” nga organizata e tij. I pyetur për një pasardhës të mundshëm, Trump vlerësoi Zëvendëspresidentin JD Vance dhe sekretarin e tij të shtetit dhe tani këshilltarin e përkohshëm të sigurisë kombëtare , Marco Rubio.
• Projektimi i besimit në ekonomi: Trump fajësoi paraardhësin e tij për ekonominë e dobët të SHBA-së, ndërsa lavdëroi përpjekjet e veta, duke thënë se “pjesët e mira janë ‘ekonomia e Trump’ dhe pjesët e këqija janë ‘ekonomia e Biden’”.
• E ardhmja e shefit të Rezervës Federale: Ndërsa Trump ka sulmuar vazhdimisht Kryetarin e Rezervës Federale, Jerome Powell, për mosuljen e normave të interesit mjaftueshëm shpejt, presidenti tregoi se nuk do ta shkarkojë Powell dhe është i kënaqur të presë që mandati i tij të përfundojë në vitin 2026.
• Parada ushtarake: Trump tha se do të ketë një paradë ushtarake “të madhe dhe të bukur” në Uashington, DC, më 14 qershor — festimi i 250-vjetorit të Ushtrisë dhe 79-vjetori i presidentit. Ai nuk dha një kosto për ngjarjen.
Top Channel