Mbante peng dhe dhunonte partneren italiane, arrestohet 27-vjeçari në Fier! Me precedent të mëparshëm penal
04/05/2025 12:40
Një 27-vjeçar, që dyshohet se ka dhunuar dhe ka mbajtur në banesë pa dëshirën e saj partneren italiane, u vu në pranga këtë fundjavë.
Albion Islami mbante peng bashkëjetuesen në banesën e tij në Cakran të Fierit.
Ka qenë Zyra e Ekspertit të Sigurisë pranë Ambasadën italiane në Tiranë që njoftoi Departamentin e Policisë Kriminale se një shtetase italiane mbahej pa dëshirë. Pas njoftimi, policia kapi në tentativë për t’u larguar nga banesa me një automjet të marrë me qira të riun. Autori rezulton me precedent kriminal për dhunë në familje dhe për vjedhje.
Ndërkohë, shtetasja italiane iu dorëzua autoriteteve të Konsullatës së Italisë në Shqipëri dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.
Top Channel