Ndërprerje masive të energjisë elektrike në Ukrainë dhe Moldavi, shkak dyshohet një defekt teknik
Nga Shkodra, kryeministri Edi Rama iu përgjigj deklaratës së një ditë më parë të kryedemokratit Sali Berisha për “Lamborghinin e Noizyt”.
Rama i kujtoi Berishës kontratën 6 milionë dollarëshe për lobim, që sikurse tha, nuk krashasohet me vlerën e makinës së reperit.
“Ore, a ia hoqën non grata-n atij mo? Ia hoqën? Në datën 12 do ia heqin? Se sikur do ia hiqnin? Se 6 milionë dollarë jnë shumë vallaj! Se bufi dje ishte kapur me Lamburghinin e Noizyt. Ai ka lekët e veta tha, por janë 50 mijë pensione. Çfarë ka me Noizyn? Si qenkan 50 mijë pensione për Lamborghinin e Noizyt? Lamborghini i Noizyt kushton shumë më pak se 6 milionë dollarë. Se nëse shkojmë me këtë logjikë, për të larë numrin në kokë, sa pensione paska paguar bufi. Po bufi me lekët e kujt? Se i bie të jenë 500 mijë pensione. Janë më shumë në fakt se Lamborgini është më paik se 1 milionë”, ironizoi Rama.
Deklarata e një ditë më parë e Berishës i referohej takimit të kryesocialistit në Dibër, ku nuk mungoi spektakli me daulle e valle.
“Tallet me shqiptarët, merr daullen i bie daulles. Gjen dhe Noizyn me Lamborghini. Lamborghini i Noizyt nuk është pensione dhe rroga. Ai ta gëzojë, por ç’punë ka pensionisti me të. Ç’punë ka i sëmuri që vdes për ilaçe. Edhe Kamala mori të gjithë Hollyëood-in me vete por përfundoi atje ku e meritonte”, tha Berisha.
Top Channel