Janë zbardhur letrat e betimit që nëntë deputetët e rinj të Listës Serbe refuzuan t’i firmosin brenda sallës së Kuvendit, ku mund të filmoheshin nga kamerat, raporton “Koha”.

Me firmën e vënë nën tekstin e shkruar në serbisht, ata janë deklaruar si ligjvënës të Republikës dhe janë zotuar se do të punojnë në interes të shtetit të Kosovës dhe të ruajtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të saj.

“Unë, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, betohem se me nder e me përkushtim do ta kryej detyrën time dhe do ta përfaqësoj me dinjitet popullin, do të punoj në interes të Kosovës dhe të të gjithë shtetasve të saj, do të angazhohem për mbrojtjen dhe për respektimin e kushtetutshmërisë dhe të ligjshmërisë, për mbrojtjen e sovranitetit, tërësisë territoriale dhe të integritetit institucional të Kosovës, për garantimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, në përputhje me ligjet e vendit. Betohem!”, thuhet në tekstin e betimit në serbisht, që e kanë firmosur edhe ligjvënësit e Listës Serbe.

Katër nga deputetët e kësaj partie, në letrën e betimit i shkruan emrat në alfabetin cirilik.

Njëra prej deputeteve të partisë që mban lidhje të forta me Serbinë, ka gabuar datën. Liljana Stefanoviç shkroi numrin 5 në vend të 4, për ta treguar muajin.

Deputetët e bënë betimin më 19 prill, në tentativën e tretë për të konstituuar legjislaturën e re. Konstituimi ende nuk ka përfunduar, ndonëse janë realizuar 10 seanca deri tani.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta