Shkëmbim zjarri në Milano/ Grabitësi qëllohet me plumb në kokë nga policia, në gjendje të rëndë për jetën
Presidenti amerikan Donald Trump ka nisur një fushatë për të rishkruar versionin zyrtar të historisë amerikane, në kuadër të përgatitjeve për 250-vjetorin e shpalljes së pavarësisë.
Me anë të një urdhri ekzekutiv, Trump ka krijuar një task-forcë që synon të promovojë një narrativë “patriotike” të historisë, duke lënë në hije momentet e errëta dhe figurat problematike të së kaluarës.
Projekti i njohur si “Historia e Amerikës”, i realizuar në bashkëpunim me një kolegj konservator, ka prodhuar video edukative që sipas historianëve rrezikojnë të sheshojnë të vërtetën historike dhe të shërbejnë si mjet propagandistik për të ngritur kultin e Trump dhe për ta krahasuar atë me figura si Abraham Lincoln.
Historianët e quajnë këtë një tentativë autoritare për të fshirë kapituj të rëndësishëm të historisë dhe për të imponuar një version të rremë që përjashton të kaluarën e dhimbshme të SHBA-së, si skllavëria apo diskriminimi racor. Kritikët paralajmërojnë se kjo lëvizje është pjesë e një lufte më të gjerë kulturore dhe politike, ku historia po përdoret si armë për të formësuar opinionin publik dhe për të legjitimuar pushtetin.
Top Channel