Foto/ Ky është i riu që humbi jetën gjatë përplasjes me armë në Laç! Konflikti që degradoi në përdorimin e armëve, nuk kurseu as shitësen ambulante

04/05/2025 13:54

I riu, në foton e siguruar nga gazetarja Brixhilda Deda, është Gerald Bitri, 24-vjeçari që humbi jetën gjatë sherrit që degradoi në përdorimin e armëve të zjarri një ditë më parë në Laç.

Sherri nisi pas një aksidenti mes automjeteve të autorëve, ku u dëmtuan vetëm pasqyrat e mjeteve. Por, të rinjtë në gjaknxehtësi e sipër, nisën ‘të sqarohen’ duke nxjerrë armët.

Sipas informacioneve Klevis Ndreca ka nisur të qëllojë me armë. Ai ka shkëmbyer zjarr me Daniel Gjeloshin. Më pas, Ndreca ka qëlluar drejt tre të rinjve të tjerë, përfshirë Bitrin që humbi sot jetën në spital si pasojë e plagëve të marra. Nga të shtënat, i plagosur aksidentalisht mbeti edhe shoku i Ndrecës, Amarildo Ndoj dhe një shitëse ambulante.

Me armë zjarri pistoletë është kundërpërgjigjur edhe Daniel Gjeloshi por nuk ka plagosur asnjë person. Arma që u gjet pak metra larg vendit të ngjarjes i përket 26-vjeçarit Daniel Gjeloshi.

Klevis Ndreca është vetëdorëzuar në polici pas ngjarjes, ku ka dorëzuar edhe armën e krimit. Në dëshminë e tij paraprake, Ndreca ka deklaruar se ka qëlluar me armë drejt të rinjve sepse është trembur pasi sipas tij i ka parë që kanë pasur armë dhe kanë dashur ta godasin.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta