
Teksa kishte të ftuar tre të rinj sipërmarrës në podkastin “Flasim”, kryeministri Edi Rama u solli një histori nga koha kur jetonte në Londër.
Rama tha se gjatë qëndrimit atje i bëri përshtypje se të vetmet vajza të bukura ishin ato të Kosovës.
“Në Londër kam qëndruar me disa miq nga Kosova. Njoha shumë shqiptarë të Kosovës që jetonin në Londër në atë kohë dhe më bëri përshtypje, shumë të bukura.
Një ditë duke hipur në ato shkallët elektrike që del nga underground, isha me një shokun tim kosovar Blerimin. Dy shkallë më lart ishte një vajzë e gjatë shumë e hijshme me flokë të gjata dhe i them këtij shokut tim, shyqyr e pashë një angleze të bukur.
Ajo u kthye dhe kishte një zë të trashë ‘shuj brother jam nga Prishtina’”-tregoi Rama.
Top Channel