
Kreu i socialistëve, Edi Rama, mbajti takimin përmbyllës elektoral për Gjirokastrën.
Ai u shpreh se PS-së iu besua mandati i parë në një moment shumë kritik, teksa e krahasoi me humnerën e njëjtë me periudhën e firmave piramidale në vendin tonë.
“Shumica e shqiptarëve të japin ujë në bisht të lugës, thonë çfarë është bërë mirë e ka sjellë koha, çfarë nuk është bërë është përgjegjësia jonë. Po mirë si ka mundësi që ato që i solli koha për 12 vjet nuk i solli për çerek shekulli. Na dhatë mbështetjen për të nisur këtë transformim, si ka mundësi që koha nuk na dha një Shqipëri më të mirë. Rrugë, rrugë por të tëra rrugët mbetën rrugëve, ishin daulle inaugurimesh, as financime për projekte të mirëfillta nuk ishin.
Ata që thonë shpesh që s’ia vlen të votosh se këtu gjërat janë njësoj pavarësisht votojnë ose jo, e para kur shqiptarët na besuan mandatin e parë, kanë ndërhyrë në momentin më kritik, ku Shqipëria tentonte të binte përsëri në humnerë, në humnerën të ngjashme me atë të piramidave. Po jo për shkak të një Sudeje dhe Vebiu që kishin bekimin e një shteti, por të një qeverie që udhëhiqej nga ai që bekoi Suden”, tha Rama.
Top Channel