
Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, ka ‘sulmuar’ Lulzim Bashën pasi ky i fundit ka akuzuar opozitën për përfshirjen e kushëririt të Elvis Roshit, në listën e kandidatëve për deputetë.
Në një reagim në rrjetet sociale, teksa sqaron pozicionin e Roshit, Duka shkruan se ‘Basha po luan rolin e Zeqinesë së Roskovecit’, referuar një kandidateje të Partisë Socialiste.
“Kur Lulzim Basha luan rolin e Zeqines së Rroskovecit! Lulzim Basha, disa herë me radhë, sulmon kandidatin e PAA dhe “Shqipëria Madhështore” në qarkun e Tiranës, Elton Rroshi.
E sulmon nëpër studio televizive , bën postera dhe bën thirrje të mos e votojnë, sepse z. Rroshi është kushëri i z. Elvis Rroshi.
Tani, besojmë se z. Basha duhet ta dijë që në pushtet është PS dhe Edi Rama , dhe jo Sali Berisha, PD-ja dhe aleatët e saj.
Dhe mbi të gjitha, Elton Rroshi nuk ka asnjë funksion publik, asnjë përgjegjësi shtetërore, që të justifikojë sulme gjatë një fushate elektorale . Ajo që nuk e dimë në këto kushte është: çfarë roli ka Basha në këtë fushatë?
Pra, a është ai në opozitë dhe kërkon të marrë pushtetin, apo është në opozitë dhe lufton për të mbajtur në pushtet ata që janë tani? Sepse të jesh në opozitë, do të thotë të luftosh me ata që janë në pushtet, jo me ata që janë gjithashtu në opozitë.
Ne e dimë se Basha nuk ka asnjë ambicie për pushtet . Në rastin më të mirë, ai po garon për vendin e pestë në këto zgjedhje. Ndaj, nuk po e harxhon fushatën kot, por ka vendosur të bëjë ndonjë “plaçkë”, si shumë të tjerë si puna e tij.
Mesa duket, ai është ngarkuar nga z. Rama që të bëjë me kandidatin tonë Elton Rroshi atë që bën Zeqineja e Rroskovecit me kandidatin e “Shqipëria Madhështore” në qarkun e Fierit, z. Gazmend Bardhi. Por, mesa duket, as rolin e Zeqines nuk po e luan mire”-shkruan Duka.
Top Channel