“Në lupë” për të kapur çdo detaj! Kjo është makina që transportoi në spitalin e Laçit disa prej të plagosurve

03/05/2025 16:48

Makina që shihni në këto pamje është ajo e cila u përdor për të transportuar në spitalin e Laçit disa prej të plagosurve. Mjeti ndodhet aktualisht jashtë ambienteve të spitalit.

Policia bërë me dije se pas të shtënave me armë nga një person, i identifikuar tashmë si Klevis Ndreca, mbetën të plagosur pesë persona, katër që dyshohet se ishin në shoqërinë e njëri-tjetrit, si dhe një shitëse ambulante që ndodhej pranë vendit të ngjarjes.

Pas breshërisë së të shtënave, disa prej të plagosurve janë transportuar në spital me këtë automjet, i cili tashmë është nën ‘lupën’ e policisë për të zbuluar ndonjë detaj që mund t’i shërbejë hetimit.

Ndërkohë 5 të plagosurit, Amarildo Ndoj, Liridon Ismaili, Daniel Gjeloshi, Geri Bitri dhe shitësja Angjelina Gjeza, tashmë ndodhen në spitalin e Traumës në Tiranë.

Policia po vijon punën për lokalizimin dhe arrestimin e autorit të ngjarjes, si dhe zbardhjes së shkakut të konfliktit.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta