
Pretendimi i Presidentit të SHBA-së Donald Trump se Shtetet e Bashkuara dhanë kontributin më të rëndësishëm në fitoren në Luftën e Dytë Botërore është “marrëzi”, tha zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurisë Ruse, Dmitry Medvedev.
“Trump njoftoi së fundmi se Shtetet e Bashkuara dhanë një kontribut të rëndësishëm në fitoren në Luftën e Dytë Botërore dhe se ai do e shpallë festë më 8 maj. Festa nuk është diçka negative, por sa i përket pretendimit të parë, është absurde”, shkroi Medvedev në faqen e tij në rrjetin social VKontakte.
Kujtojmë se dje, presidenti i SHBA-së njoftoi qëllimin e tij për të riemërtuar 11 nëntorin dhe 8 majin, datat vendimtare të dy luftërave botërore, si “Ditët e Fitores”.
“Po e riemërtoj 8 Majin si Ditën e Fitores në Luftën e Dytë Botërore dhe 11 Nëntorin si Ditën e Fitores në Luftën e Parë Botërore”, shkroi Trump në platformën e tij Truth Social.
Top Channel