Macron kërkon “të zgjedhë Papën”? Takohet me kardinalët, kritikët: Tentativë influencimi!

03/05/2025 13:23

Vizitën e tij në Vatikan për funeralin e Papës, presidenti francez Emmanuel Macron, duket e ka shfrytëzuar për të zhvilluar edhe disa takime me kardinale që në 7 maj nisin konklavën, apo procesin e zgjedhjes së liderit të ri të Kishës Katolike.

Euroneës thotë se takimet e shefit të Elizesë me kardinalë të rangut të lartë dhe zyrtarë të lartë të Kishës Katolike kanë ngjallur polemika të mëdha në Itali, ku zërat kritikë flasin për tentative influencimi nga ana e kreut të shtetit francez.

Shtypi italian e ka quajtur këtë një formë “ndërhyrjeje të Mbretit Diell modern”, pasi lideri francez zhvilloi një takim në ambasadën franceze në Romë me katër bashkëkombës që do të marrin pjesë në konklavë: kryepeshkopin e Marseille, Jean-Marc Aveline, ipeshkvin e Ajaccio-s, François Bustillo, apostolin në SHBA, Christophe Pierre dhe kryepeshkopin emeritus të Lyonit, Philippe Barbarin.

Aveline dhe Bustillo konsiderohen si kandidatë potencialë për të qenë Papa i ardhshëm. Para takimit në ambasadë, Macron thuhet se ka darkuar në një restorant të njohur në Romë me Andrea Riccardin, themeluesin e komunitetit Sant’Egidio, organizatë kjo me ndikim të madh në Kishë, e njohur për punën humanitare dhe misionet e paqes jashtë vendit.

Kaq u desh që mediat vendase të shtronin pyetjen nëse lideri i Francës po organizon një “parakonklavë” të tijën, me qëllimin për të “shtyrë përpara” kandidatin e tij të preferuar — dhe nëse është e mundur, një francez. Franca nuk ka pasur më asnjë Papë që nga shekulli i XIV-të.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta