“Kam qejf ta ha të gjallë Ramën”/ Alizoti ‘përforcon’ deklaratën: Megjithëse nuk hahet, vetëm po t’i hedhë kripë Nusreti

03/05/2025 11:19

Nga takimi elektoral në Peqin, Tomor Alizoti ‘përforcoi’ deklaratën e tij të bujshme të dhënë disa ditë më parë në Elbasan.

Teksa iu drejtua kryeministrit Rama se përse nuk pranon debate televizive, ‘po deshi le të dalë me mua se kam qejf ta ha të gjallë’ tha Alizoti.

“Në fjalimin e fundit janë mërzitur shumë grupe kriminale dhe shumë ata që duhet të mërziteshin, sepse demokratët e kanë thyer frikën. Është fshehur duke bërë monolog me mikrofon para pasqyrës se ka frikë të përballet. Po deshi le të dali me mua se unë kam qejf ta ha të gjallë.

Megjithëse se ai nuk hahet, vetëm po ti hedhë pak kripë Nusreti. Na ishte mërzitur Taulant Balla, e kuptoni sa qesharak. Çuni i Kristaqit e ka në gjenetikë i ha shokët e vetë. Doktor të kanë frikë doktor”-u shpreh Alizoti nga Peqini.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta