
Hailey Bieber ndezi rrjetet sociale gjatë fundjavës së Formula 1 në Miami me paraqitjet e saj të guximshme, ku u shfaq fillimisht me një fustan të artë Dolce & Gabbana dhe më pas me bikini të kuqe gjatë një eventi për markën e saj “Rhode Beauty”.
28-vjeçarja ndau momente nga udhëtimi në Instagram, përfshirë një foto pranë një makine luksoze dhe një tjetër me bikini, të shoqëruara me mbishkrimin “Të dua Miami”.
Megjithëse mikja e saj Kylie Jenner ishte e pranishme në event, mungesa e bashkëshortit Justin Bieber ndezi sërish thashethemet për krizën në martesën e tyre.
Ndërkohë, një video virale në TikTok shkaktoi debat, ku Hailey u akuzua për kopjimin e Selenës, ish-të dashurës së Justin.
Përdoruesit vunë në dukje ngjashmërinë mes deklaratës së Hailey-t për linjën e saj Rhode dhe asaj që Selena Gomez kishte thënë më parë për Rare Beauty, duke ngritur pyetje mbi origjinalitetin e saj.
Hailey nuk ka reaguar ende ndaj zërave, por diskutimet në rrjet vijojnë të përflasin jetën e saj personale dhe profesionale./TAR
Top Channel