Udhëtimi i Elizabeth Hurley në Maldive ka mbaruar. Modelja dhe aktorja, e cila është veçanërisht aktive në rrjetet sociale, njoftoi miqtë e saj online me një postim.

Më konkretisht, Elizabeth Hurley i tha lamtumirë Maldiveve me disa foto të saj në plazh, të cilat i postoi në llogarinë e saj personale në Instagram.

Në njërën prej tyre, ajo shihet duke pozuar me bikini në rërë, ndërsa buzëqesh gjerësisht para kamerave. Në një tjetër pamje, ajo është fotografuar duke parë perëndimin e diellit. Megjithatë, nuk mungonin pamjet e çastit të vakteve që ajo shijonte.

Në mbishkrimin që shoqëronte postimin e saj, Elizabeth Hurley shkroi: “Epo kaluan disa javë nga qëndrimi im i mrekullueshëm në Maldive, ja disa nga kujtimet e mia të lumtura.”

FOTO GALERI
1/7

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta