
Kreu i qeverisë Edi Rama u ndal këtë mbrëmje në Himarë, pas takimit elektoral që pati më herët në Sarandë.
Himara është në ditën e dytë të çeljes së sezonit turistik, ku një nga surprizat e kësaj mbrëmje ishte dhe prania e bandës frymore të Korfuzit, si dhe po ashtu i ftuar edhe kryetari i Korfuzit.
Rama vlerësoi punën e bërë në këto muaj nga kryetari i bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, ndërsa tha se pas fushatës do të vijojnë me punët, për një transformim të qytetit dhe zonave përreth.
“Falënderoj kryetarin e bashkisë së Korfuzit. Banda frymore e Korfuzit që u paraqit këtu, na vuri në pozitë, duhet të kemi dhe ne në qarqet tona më të mëdha. Vangjeli nuk ma mëson greqishten se ka hall se nuk më duhet më si përkthyer, uroj të më përkthejë si duhet.
Gjëja më e mirë që ka ndodhur këtu në këtë territor është që ka rënë një qetësi dhe ndihet një energji pozitive, të mbarojë dhe fushata dhe të fokusohemi te punët që duhet të bëjmë në këtë territor.
Të shtyjmë përpara dhe për investime, kemi folur me Vangjelin dhe për një qendër të Himarës, sepse nuk e ka një të tillë, kemi folur dhe për një parkim nëntokësorë, kemi folur për Borshin, Dhërmiu do jetë komplet tjetër falë punës së kujdesshme që kanë bërë Mirela dhe Vangjeli. Dua të përshëndes dhe turistët e huaj, pashë shumë turistë të huaj rrugës kur po vija.
Jam i bindur që sezoni do jetë fantastik. Vangjel të falënderoj dhe për një gjë tjetër, që më në fund e hapa, e preka guidën turistike të Himarës. Efkaristo para poli, deri këtu jam unë, di dhe një sagapo por nuk po ta them ty, sagapo poli Corfu, number one the best, Athina…. Corfu the king, Athina princ”, tha Rama me humor.
Top Channel