E dënuar me 9 vite burg për shpërndarje droge, arrestohet 47-vjeçarja me dy emra në Elbasan
03/05/2025 09:26
Ka marrë fund arratia për 47-vjeçaren Majlinda Avduli alias Dajana Tafani nga Elbasani, e shpallur në kërkim nga Roma.
47-vjeçarja me dy emra ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit e Kaliarit, Itali, në vitin 2016, e ka dënuar me 9 vjet, 6 muaj e 22 ditë burgim, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në kuadër të organizatës kriminale.
Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët në Romë, për të finalizuar ekstradimin e kësaj shtetaseje, në Itali.
Top Channel