
Mbrojtësi anglez Eric Dier do të largohet nga Bayern Munich në përfundim të këtij sezoni.
Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi gjerman në një njoftim zyrtar, duke i dhënë fund aventurës së tij të shkurtër në Bundesliga.
Dier iu bashkua Bayernit në janar të vitit të shkuar në formë huazimi nga Tottenham Hotspur dhe më pas nënshkroi një kontratë afatshkurtër deri në verën e 2025-ës. Gjatë kësaj periudhe, ai zhvilloi disa paraqitje solide dhe u bë një alternativë e besueshme në mbrojtjen e ekipit bavarez.
Megjithatë, klubi ka vendosur të mos rinovojë kontratën e tij, duke konfirmuar se 30-vjeçari do të largohet sapo të përfundojë ky sezon.
“Faleminderit Eric për kontributin e dhënë. I urojmë gjithë të mirat në të ardhmen,” thuhet në deklaratën e Bayernit.
Top Channel