Zgjidhet Drejtoresha e re e Përgjithshme e Policisë Bashkiake, kush është Elona Lalaj
02/05/2025 17:14
Sot, në ambientet e Policisë Bashkiake të Tiranës, Kryetarja në detyrë e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, prezantoi Drejtoreshën e re të Përgjithshme të Policisë Bashkiake, Elona Lalaj.
Lalaj merr këtë detyrë pas një karriere të suksesshme në radhët e Policisë së Shtetit.
Ajo sjell me vete një eksperiencë të madhe dhe një angazhim të jashtëzakonshëm për forcimin e rendit dhe sigurisë në kryeqytet.
Top Channel