Silvio Gonzato ambadadori i BE përgënjeshtroi zërat se Delegacioni i BE në Tiranë ka ndërhyrë në raportin paraprak publikuar dy ditë më parë nga misioni vëzhgimit të OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 11 Majit.

“ODIHR është totalisht i pavarur dhe ne e mbështesim pavarësinë e tyre. Prandaj ne do të mbështesim rekomandimet në raportin final. Siç edhe e kam thënë në të shkuarën. Këto zgjedhje janë të rëndësishme sepse janë të parat zgjedhje prej hapjes së kapitujve të negociatave me Bashkimin Europian.

Ne kemi hapur kapitullin e fondamentaleve lidhur me institucionet demokratike dhe proceset demokratike. Unë erdha këtu të takohem me zotin Celibashi pasi doja të kisha një përditësim dhe për të parë se si ne mund të vijojmë të ndihmojmë komisionin qendror të zgjedhjeve.
Ne kemi besim të plotë në këtë komision dhe pas zgjedhjeve do të vijojmë ta mbështesim financiarisht pasi deri më tani komisioni ka bërë një punë fantastike“, tha Gonzato.

Silvio Gonzato i dha këto qëndrime pasi takoi kryekomisionerin Ilirian Celibashi në zyrat e KQZ-s.

I pyetur edhe për çështje të tjera të lidhura me zgjedhjet ambasadori BE-s dha këto komente.

“Siç ju e dini lufta me krimin e organizuar dhe korrupsionin është zemra e negociatave me BE-n dhe lidhur me këtë ne do të jemi syhapur. Për sa i përket votës të diasporës, po ndodh në mënyrë transparente dhe kjo është shumë e rëndësishme pasi të gjitha të dhënat publikohen online.
BE është këtu të ndihmojë dhe në asnjë mënyrë të ndërhy në proceset që ndodhin. Ne nuk jemi këtu të manipulojmë asgjë”, deklaroi Gonzato.

Për problematikat zgjedhore theksoi ambasadori Gonzato, të përmendura në mënyrë sistematike i takon ODIHR të flasë.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta