Trump i jep një tjetër goditje rrjeteve televizive, presidenti amerikan: Nuk ka më subvencione për dy media. Janë të tmerrshme dhe të anshme!

02/05/2025 11:04

Ndërprerja e financimit për dy mediat publike amerikane, rrjetin televiziv PBS dhe stacionin radiofonik NPR, u kërkua me anë të një dekreti presidencial të nënshkruar nga Donald Trump, duke i dhënë një urdhër përkatës organit që menaxhon subvencionet federale për transmetimet publike.

“Po i drejtoj Bordit të Drejtorëve të CPB-së dhe të gjitha departamenteve dhe agjencive ekzekutive që të ndërpresin financimin federal të NPR-së dhe PBS-së. Asnjë media nuk ka të drejtë të garantuar kushtetuese për financim publik”,  thuhet në dekret.

Buxheti i CPB-së është miratuar tashmë nga Kongresi deri në vitin 2027, gjë që ngre dyshime rreth fushëveprimit të vërtetë të urdhrit të Trump, i cili i kërkon bordit të drejtorëve të agjencisë që jep grante të “anulojë financimin aktual të drejtpërdrejtë në masën më të plotë të lejuar nga ligji dhe të refuzojë të ofrojë fonde në të ardhmen”.

“E tmerrshme dhe plotësisht e anshme”

Donald Trump i kishte kërkuar Kongresit në fund të marsit të ndalonte financimin publik për këto dy media, të cilat ai i përshkroi si “rrjete të tmerrshme dhe plotësisht të anshme”.

Në përgjithësi, dekreti vëren se, megjithëse financimi federal i medias ishte i justifikuar kur u krijua CPB në vitin 1967, sot “në një peizazh mediatik të pasur, të larmishëm dhe inovativ” ai është bërë “i vjetërsuar, i panevojshëm” dhe “gërryes për imazhin e gazetarisë së pavarur”. Stacioni publik radiofonik amerikan

NPR arrin mbi 40 milionë dëgjues çdo javë, ndërsa shikuesit e një rrjeti televiziv lokal PBS arrijnë 36 milionë çdo muaj, sipas vlerësimeve të këtyre mediave.

Organizata joqeveritare franceze “Reporterët pa Kufij” (RSF ) denoncoi sot një “përkeqësim shqetësues” të lirisë së shtypit në Shtetet e Bashkuara.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta