Procesi i divorcit me bashkëshortin, Neda Balluku: Duhen vite për të marrë këto vendime
Princesha Charlotte mbush sot 10 vjeç dhe për të shënuar këtë rast, Pallati Kensington ka publikuar një fotografi të vajzës së William dhe Kate, të publikuar në profilin X të Princit dhe Dukeshës së Uellsit me një mesazh urimi dhe një simbol zemre.
Fotografia, të cilën e raporton BBC News, është bërë me një iPhone nga nëna e Charlotte dhe tregon vajzën e vogël duke buzëqeshur me veshje sportive, me një çantë shpine, gjatë një shëtitjeje në kodrat e Cumbrias, në veriperëndim të Anglisë, gjatë një udhëtimi në fillim të këtij viti.

Sipas tabloidit britanik Daily Mail, pavarësisht moshës së re, Charlotte është bërë tashmë një ikonë stili, duke ndjekur hapat e Kate, me zgjedhjet e saj që janë njëkohësisht tradicionale dhe bashkëkohore, qoftë duke marrë pjesë në evente zyrtare, paraqitje publike apo thjesht duke u fotografuar me prindërit ose dy vëllezërit e saj, George dhe Louis.
Top Channel