
Ndërsa temperatura rritet, gjithnjë e më shumë njerëz po futen në ritmet e verës dhe Lizzo është njëra prej tyre. Këngëtarja e famshme u fotografua me bikini dhe ndau pamjet me fansat e saj.
Lizzo duket se po ndjehet gjithnjë e më e sigurt me trupin e saj, sidomos pasi ka humbur disa kilogramë – diçka që ajo e thekson shpesh në postimet e saj në rrjetet sociale.
Së fundmi, këngëtarja pozoi para kamerës pranë një pishine, e veshur me rroba banje me ngjyra të ndezura. Në mbishkrimin që shoqëronte postimin në Instagram, ajo tregoi se fotosesioni ishte pjesë e një fushate reklamuese të kompanisë së saj, duke shprehur gjithashtu dashurinë për fansat.
Në një tjetër postim, Lizzo ndau një video ku shfaqej duke kërcyer e veshur me bikini ngjyrë vjollce, duke shpërfaqur vetëbesimin dhe energjinë pozitive që e karakterizon.
Kohët e fundit, ajo publikoi edhe statistikat e humbjes së saj në peshë, ku një grafik tregonte se që nga janari 2024 kishte ulur indeksin e masës trupore (BMI) me 10.5 pikë dhe kishte humbur 16% të dhjamit trupor.
Gjatë fundjavës, Lizzo përdori TikTok për të ndarë një video të xhiruar në fillimet e udhëtimit të saj drejt një stili jetese më të shëndetshëm. Në video, ajo shpjegon se nuk do të konsiderohej kurrë si “person me aftësi të kufizuara”, edhe pse sipas shkallës së BMI-së ende klasifikohej si “mbipeshë morbide”.
Ajo parashikoi në atë kohë se do të ishte e lumtur sapo të arrinte objektivin e saj të peshës – dhe sot, thotë me bindje: “Jam e lumtur. E bëra.”
Në muajt e fundit, Lizzo ka dokumentuar hap pas hapi përpjekjet dhe ndryshimet që ka bërë në jetën e saj, për të arritur një mirëqenie më të mirë fizike dhe mendore. Edhe pse herë pas here është përfolur se ajo mund të ketë përdorur ilaçin e njohur për humbje peshe, Ozempic, këngëtarja i ka mohuar këto pretendime.
Top Channel