Gjyqi i komedianit dhe aktorit britanik, Russell Brand, i cili akuzohet për përdhunim dhe ngacmim seksual, fillon sot.

Russell Brand përballet me katër akuza, sipas Policisë Metropolitane të Londrës, që përfshijnë katër gra të ndryshme. Incidentet ndodhën midis viteve 1999 dhe 2005. Aktori i ka mohuar tw gjitha akuzat.

Seanca dëgjimore do të zhvillohet në Gjykatën e Magjistraturës së Westminster në Londër.

Policia Metropolitane tha se Brand jeton në Anglinë jugore, ndërsa agjencia britanike e lajmeve PA Media raportoi se tani besohet se jeton në Shtetet e Bashkuara.

Autoritetet filluan hetimin e komedianit në shtator 2023, pasi morën ankesa pas një hetimi të përbashkët të udhëhequr nga tre media britanike – Sunday Times, Times dhe emisioni “Dispatches” i Channel 4.

Brand është shfaqur në disa filma të Hollivudit dhe ka drejtuar emisione radiofonike dhe televizive në Mbretërinë e Bashkuar. Ai ishte i martuar me yllin amerikan të muzikës pop Katy Perry midis viteve 2010 dhe 2012.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta