
Manchester United bën një hap shumë të madh drejt finales së Europa league.
Skuadra e Ruben Amorim arriti të marrë një fitore me shumë peshë në San Mames ndaj Athletic Bilbaos me rezultatin 3-0.
Manchester United e vuri ndeshjen në drejtimin e dëshiruar që në pjesën e parë të cilën e mbylli me avantazhin 3-0. Djajtë e Kuq e zhbllokuan rezultatin me Garnachon, por goli i argjentinasit u anulua për pozicion jashtë loje. Megjithatë ne minutën e 30 Skuadra e Amorim shënoi sërish këtë here ishte gol i rregullt me Casemiron për të marrë avantazhin 1-0. 6 minuta më vonë, Bilbao mbeti me 10 lojtarë për shkak të ndëshkimit me karton të kuq të Dani Vivian, ndërkohë që Manchester United fitoi një 11 metërsh që Bruno Fernandes e ktheu në gol duke e çuar në 2-0 rezultatin për Djajtë e Kuq. Pak para fundit të pjesës së parë, portugezi shënoi edhe golin e tretë për Manchester United.
Në pjesën e dytë nuk pati histori të tjera dhe Djajtë e Kuq administruan avantazhin e pjesës së parë dhe tani shkojnë të qetë në ndeshjen e kthimit. Në gjysmëfinalen tjetër të Europa League, Tottenham iu imponua Bodo/Glimt duke e mundur 3-1. Ndërkohë në Conference League, Chelsea është me një këmbë në finale, pasi skuadra londineze iu imponua Djurgarden në transfertë duke e mundur 4-1.
Në ndeshjen tjetër të këtij kompeticioni Betis arrtit të fitojë ndeshjen e parë gjysmëfinale me Fiorentinën me rezultatin 2-1.
Top Channel