
Tom Cruise dhe Ana de Armas u panë përsëri së bashku në një fluturim me helikopter, këtë herë një ditë para ditëlindjes së 37-të të aktores.
Pamjet janë regjistruar në Londër, ku aktori 62-vjeçar e pilotoi vetë helikopterin. Të dy bënë një paraqitje të përbashkët në Soho të Londrës disa muaj më parë, duke ngjallur thashethemet se ata mund të ishin çift, dhe u panë së bashku përsëri ndërsa mbërritën në Heliportin e Londrës më 14 mars. Sipas “PEOPLE”, dy aktorët mund ta kenë festuar së bashku ditëlindjen e Ana de Armas, e cila ishte më 30 prill.
Aktorja u fotografua e veshur me një bluzë me kapuç dhe pantallona të shkurtra, ndërsa mbante një nga dy qentë e saj. Qeni i dytë po mbahej me zinxhir nga një grua tjetër që e shoqëronte, ndërsa ata po largoheshin nga vendi i uljes së helikopterëve. Tom Cruise u shfaq me një bluzë të errët dhe xhinse, duke biseduar me një punonjës përpara se të zbriste.
Fotot, të publikuara fillimisht nga TMZ, tregojnë pamje të Cruise me bashkëpilotin e tij gjatë uljes. Prania e dy aktorëve në të njëjtin helikopter ndezi përsëri thashethemet për një lidhje, megjithëse nuk ka konfirmim nëse mes tyre ka diçka më shumë sesa miqësi dhe vlerësim.
#AnaDeArmas was spotted with her new rumored boo #TomCruise … landing in London yesterday in a helicopter piloted by the 'Mission: Impossible' star himself 👀🚁
Get all the details: https://t.co/EGfUP205aK
🎥: Backgrid pic.twitter.com/TrcfLWUgS5
— TMZ (@TMZ) April 30, 2025
Siç i tha më parë një burim i “PEOPLE”, të dy u panë së bashku në një mbrëmje në shkurt, por ishte një darkë pune me agjentët e tyre, me qëllimin për bashkëpunime të mundshme në të ardhmen. “Nuk kishte asgjë romantike, ata thjesht dukeshin si miq,” kishte thënë i njëjti person.
Tom Cruise and Ana de Armas love affair is CONFIRMED in intimate new photos as insiders spill on his big next step… with the approval of an A-list ex https://t.co/Aiy8F1os4q
— Daily Mail US (@DailyMail) April 30, 2025
Paraqitjet e tyre të përbashkëta në Mbretërinë e Bashkuar janë intensifikuar, pasi ata mbërritën në Londër së bashku me helikopter më 14 mars, së bashku me regjisorin Doug Liman, me të cilin Cruise ka bashkëpunuar në “Edge of Tomorrow” dhe “American Made”. Emri i projektit të ri në të cilin thuhet se po marrin pjesë nuk është bërë ende i ditur.
Ana de Armas, e njohur për rolin e saj në “No Time To Die”, luan në filmin e ardhshëm “Ballerina”, i cili do të xhirohet në universin e John Wick, dhe do të dalë në kinema më 6 qershor. Në vitin 2023, në një intervistë me “USA Today”, ajo tha për Tom Cruise: “Puna e tij me skenat e rrezikshme është e pabesueshme.” Aktori po përgatitet për premierën e “Mission: Impossible – The Final Reckoning”, filmi i tetë i serisë së suksesshme, i cili pritet të dalë në kinema më 23 maj.
Top Channel