“Pse po uleni me hajvanë në tryezë?”/ Mimoza Kusari Lila përgjigjet në “Shqipëria Live”: Pjesa para dhe pas fushatës, dy procese të ndryshme

01/05/2025 14:58

Situata politike në Kosovë duket ende e paqëndrueshme, pasi dhe këtë të enjte, ka dështuar seanca e nëntë për konstituimin e Kuvendit.

Kryetarja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari Lila kas treguar për “Shqipëria Live” ngërçet në konstituim dhe gjithashtu u ndal te takimi i Albin Kurtit me kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqit dhe atij të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikut.

Sidorela Gjoni: Çfarë e detyroi z.Albin Kurti të kërkojë që të ulet në një tryezë me ata që në 9 shkurt ishin hajvanë dhe çfarë ndjeni që iu përgjigj pozitivisht kësaj kërkese për të ulur në tryezë vetëm njërin prej tyre dhe a do ketë kërkesa të tjera për t’u ulur në tryezë me ta?

Mimoza Kusari Lila: Mendoj se pjesa para fushatës dhe pjesa pas fushatës janë dy procese krejt të ndryshme. Ajo që ne obligohemi pas fushatës, me mandatet e fituara dhe të konfirmuara, është konstituimi i institucioneve, në këtë rast i Kuvendit të Republikës dhe pastaj rrjedhja e afatit për formimin e qeverisë. Parandalimi i këtij procesi, do të thotë ngecja që në fillim, që në formimin e organeve të Republikës, tregon një jo-gatishmëri edhe të partive opozitare, për të filluar rrjedhja e afateve për pozitën. Nëse ata deklarojnë se ne nuk jemi shumica aktuale në Kuvend dhe nuk kemi votat për të formuar qeverinë “Kurti 3”, atëherë do të thotë që ky 15 ditësh të numërohej mbrapsht sa më parë, rrjedhimisht do konstituohej Kuvendi. Por duket se ka një mos-marrëveshje të theksuar brenda kampit opozitar për të formuar qeverinë, ose për mandatarin e kryeministrit, që për një farë forme dhe ata luajnë lojën, ndalin dhe refuzojnë çdo propozim nga ana jonë.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta