Kush do jetë këshilltari i sigurisë kombëtarë të SHBA-së pas dorëheqjes së Waltz? I dërguari i posaçëm i Trump në “pole position”

01/05/2025 18:13

I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan, Donald Trump, Steve Witkoff, një biznesmen dhe mik i presidentit, është duke u konsideruar si personi i mundshëm për të zëvendësuar Mike Waltz si këshilltar i sigurisë kombëtare, megjithëse nuk është marrë ende asnjë vendim, tha një burim për CNN.           

Witkoff ka udhëhequr diskutimet me Rusinë dhe Iranin, teksa Trump kërkon marrëveshje mbi prioritetet kryesore të politikës së jashtme.

Raportimi vjen menjëherë pas raportimeve se Mike Waltz, këshilltari i sigurisë kombëtare dhe zëvëndësuesi i tij do japin dorëheqjen nga postet e tyre, pas skandalit të rrjedhjes së mesazheve për disa operacione ushtarake me rëndësi të lartë në Jemen, kundër grupit terrorist të Houthive.

Vartësit e Waltz shtuan gabimisht në një grup në aplikacionin Signal, kryeredaktorin e gazetës “The Atlantic”. Kjo shkaktoi rrëmujë të madhe në Kongres, pasi demokratët kërkuan shkarkimin e menjëhershëm të Waltz.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta