
Për rreth një orë, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti kanë pasur një takim konsultativ para seancës konstituive.
Krasniqi doli në konferencë për media e tha se nuk ka marrëveshje politike dhe se në emër të zhbllokadës duhet të ndërrohet kandidati për kryeparlamentar.
“Për të qenë transparent, ju njoftoj se pak më parë e pëfundova takimin me deputetin Albin Kurtin e kemi shkëmbyer ide për konstituimin e Kuvendit. Qëndrimet e mia i dini, ato që i kemi thënë këtu pas çdo seance ia kam thënë edhe Kurtit. Meqë është hera e parë kur një parti ska shumicë, një gjë e tillë nuk mund të imponohet. Edhe Kurtit i thash se duhet të mendojë për kandidatura të tjera. Nuk na takon neve të zgjedhim kryetaren e Kuvendit partisë së parë. Ne nuk kemi marrëveshje politike dhe nuk merremi me një gjë të tillë“, tha Krasniqi.
Ai foli edhe për kushtëzimin që e ka paraqitur Lëvizja Vetëvendosje për votimin e nënkryetarëve, e tha se kjo çështje nuk diskutohet.
“Nënkryetarët as që diskutohen. Nuk e kemi ne pozicionin e kryetarit simbolik, është shumë i rëndësishëm. Nuk është i vlerësueshëm me nënkryetarët sepse më herët kryetari i kuvendit e ka luajtur rolin e presidentit”, ka thënë Krasniqi.
Top Channel