EMRI/ I dënuar me burg për pjesëmarrje në një grup kriminal, arrestohet në Laç 34-vjeçari i shpallur në kërkim nga Italia

01/05/2025 10:18

Është arrestuar në Laç shtetasi Everest Aliu alias Everest Veseli, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia.

Më datë 22 korrik të vitit që lamë pas, Gjykata e Apelit të Firences e ka dënuar 34-vjeçarin me vjet, 5 muaj e 22 ditë burgim, si pjesëtar i një grupi kriminal që kryente vjedhje me thyerje në banesa. Në muajin shtator të vitit 2014, ky grup ka kryer 12 vjedhje të tilla në banesa në provincën e Florences.

Sakaq pritet ekstradimi i 34-vjeçarit nga Shqipëria për në Itali.

Operacione të njëpasnjëshme nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Operacionalja 43”.

Kapet në Laç, 1 shtetas i dënuar nga autoritetet italiane, me mbi 6 vjet burgim, si pjesëtar i një grupi kriminal që kryente vjedhje me thyerje në banesa.

Në vijim të bashkëpunimit me partnerët italianë, nëpërmjet strukturave homologe Interpol Tirana dhe Interpol Roma, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në kuadër të operacionit “Operacionalja 43”, lokalizuan në Laç, kapën dhe vunë në pranga, me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasin Everest Aliu alias Everest Veseli, 34 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit e Firences, me vendimin e datës 22.07.2024, e ka dënuar me 6 vjet, 5 muaj e 22 ditë burgim, si pjesëtar i një grupi kriminal që kryente vjedhje me thyerje në banesa. Në muajin shtator të vitit 2014, ky grup ka kryer 12 vjedhje të tilla në banesa në provincën e Florences.

Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët në Romë, për të finalizuar ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali“, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta