“Do t’ju hamë të gjallë”, Alizoti shpjegon kërcënimin nga Elbasani, pyetja e Dumës: Pse i thua Berishës…

01/05/2025 21:50

Në një lidhje të drejtpërdrejtë me “Top Story”, Tomor Alizoti ka sqaruar edhe njëherë deklaratën e tij të dhënë nga Elbasani ‘do t’ju hamë të gjallë’.

Moderatorja Grida Duma shtroi pyetjen sesa i vlefshëm është ky reagim vetëm 10 ditë para zgjedhjeve dhe pse ka të njëjtën retorikë edhe Berisha.

Pjesë nga diskutimi:

Alizoti: Mua më shqetëson situata ku ka arritur vendi. Niveli i banalitetit dhe krimit ka arritur kulmin. Unë nuk e dua protagonizmin politik. Prandaj reagimi im duke e njohur PS dhe ku ka reaguar PD ndaj tyre, duhet një reagim ekstrem. E kam bindje, jo shpërthim.

Grida: Ka efiçencë para 11 majit?

Alizoti: Grida, Bindja ime nuk shkon drejt pragmatizmit.

Grida: Qytete të rëndësishme me influencë të bandave dhe të krimit nuk është vetëm Elbasani, por ti e dije dhe shkove atje me këtë qartësi. Pse 10 ditë para është e vlefshme kjo dhe pse bërtet ti dhe i thua Berishës bërtit dhe njëherë ti, këtë nuk kuptoj. Pse duhet ta thoshte dhe i.

Alizotaj: Kjo është shprehja e një të burgosuri politik të Spaçit. Është shprehje spirutiale e njerëzve të vuajtur. Veç grupeve kriminale, këtu ka rënë i gjithë shteti. Shoh një banalitet të tmerrshëm dhe kjo më shqetëson.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta