1 Maji gjen plazhet plot në Durrës, dita e pushimit sjell shumë vizitorë në breg të detit

01/05/2025 15:22

Ndryshe nga simbolika e 1 Majit si Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, në Durrës, kjo ditë është kthyer në një moment çlodhjeje, me plazhet që janë mbushur me pushues vendas dhe turistë të huaj.

Jam nga Padova, Itali dhe kam ardhur për pushime me familjen. Po kënaqemi. Hera e parë në Durrës. Më pëlqejnë njerëzit, janë paqësorë dhe miqësorë”, shprehet turisti italian.

Jemi nga Belgjika me pushime. U befasuam që këtu është i ndaluar TikTok. Nuk e dinim, po nuk është keq. Duhet një pushim dhe prej tij”, shprehet turisti tjetër.

Do të qëndrojmë 5 ditë dhe erdhëm se këtu është lirë. E dëgjuam në TikTok”, kështu shprehet turisti tjetër.

Turistja nga Argjentina thotë  “Jemi nga Argjentina. Shumë bukur këtu.”

Edhe shumë qytetarë nga Kosova kanë zgjedhur bregdetin shqiptar për të kaluar këtë ditë pushimi, që përkon edhe me hyrjen në fuqi të marrëveshjes për lëvizjen e lirë mes dy vendeve.

“Kosovë – Shqipëri nuk ka kufij. Pse me pas kufij?! Nuk ka pas nevojë përveç serbëve që e kanë vënë me dhunë kufirin. Ia ka vlejt kjo marrëveshje dhe lufta në Kosovë”, tha një shtetase kosovare.

Për shumë familje, kjo ditë është një mundësi për të pushuar, pertej simbolikës që 1 Maji mbart.

E shfrytëzuam këtë dhe si ditë pushimi. Normal 1 maji duhet me qenë ditë proteste, por te ne, në Shqipëri dhe Kosovë, është ditë pushimi. Keq, po kjo është e vërteta”, shprehet një tjetër pushuese nga Kosova.

Po e shfrytëzojmë 1 majin të kënaqim edhe fëmijët. Më mirë pushim se protest. Të kënaqim fëmijët më shumë se veten”, thotë një qytetare nga Tirana.

Pavarësisht debatit mes pushimit dhe protestës, Durrësi këtë 1 Maj i ngjante një destinacioni ndërkombëtar, me zëra, ngjyra dhe gjuhë të ndryshme që e kthejnë këtë cep të Adriatikut në një pikë takimi të pushuesve nga e gjithë bota.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta