Zbardhen shtatë vjedhje në Tiranë, arrestohet 28-vjeçari i shpallur në kërkim

30/04/2025 13:09

Zbardhen shtatë vjedhje të kryera në Tiranë.

Në kuadër të operacionit “Last time”, u vu në pranga 28-vjeçari, i shpallur në kërkim.

I shpallur në kërkim si autor i dyshuar i disa vjedhjeve, lokalizohet, kapet dhe ndalohet 28-vjeçari.

Dokumentohen 7 raste të vjedhjes, të kryera nga ky shtetas.

Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve dhe zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, si rezultat i hetimeve të kryera në bazë të kallëzimeve të bëra nga qytetarë të ndryshëm, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Last time”.

Në kuadër të operacionit, u kap dhe u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim N. D., 28 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas dyshohet se gjatë muajve janar, shkurt dhe prill 2024, ka vjedhur në vende të ndryshme, 3 celularë, 2 portofola, aksesorë të një automjeti dhe produkte të ndryshme në një dyqan, si dhe i ka marrë nga qafa, varësen e floririt, një shtetaseje.

Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme“, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta