VIDEO/ Pyetet se kush duhet të jetë Papa i ri, Trump bën shaka: Do të doja të isha unë!

30/04/2025 10:25

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, bëri shaka duke thënë se donte të bëhej papa i ardhshëm, pas vdekjes së Papa Françeskut.

I pyetur se kush do të donte të ishte Papa i ardhshëm, Trump u tha gazetarëve: “Do të doja të isha Papë.”

Trump vuri në dukje se nuk ka ndonjë preferencë dhe shtoi: “Duhet të them se kemi një kardinal, i cili rastësisht është nga një vend i quajtur Nju Jork , i cili është shumë i mirë. Pra, do të shohim se çfarë do të ndodhë.”

Kardinali Timothy Dolan, kryepeshkop i Nju Jorkut, nuk është në listën e kandidatëve kryesorë për këtë pozicion. Megjithatë, kjo listë përfshin një tjetër amerikan, Kardinalin Joseph Tobin, kryepeshkop të Neëark, në shtetin e Neë Jersey-t.

Trump dhe bashkëshortja e tij Melania udhëtuan për në Romë fundjavën e kaluar për të marrë pjesë në funeralin e papës.

Të dy kanë shkëmbyer kritika për një dekadë, kryesisht për shkak të thirrjes së Papës drejtuar presidentit republikan për të treguar dhembshuri për emigrantët, të cilët Trump ka kërkuar vazhdimisht t’i deportojë.

133 kardinalë katolikë, në konklavë, së shpejti do të ngarkohen me detyrën e zgjedhjes së Papës së ardhshëm, pa ndonjë favorit të qartë në horizont.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta